Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Definicioni i Teuhidit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Definicioni i Teuhidit  Empty
MesazhTitulli: Definicioni i Teuhidit    Definicioni i Teuhidit  Icon_minitimeMon Feb 28, 2011 12:55 am

Definicioni i Teuhidit  TawhidIbn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë:

“Gjeneratat e para të besimtarëve muslimanë - që në librat e tyre shkruan për Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.), për atributet e Allahut të Lartmadhërishëm, për Lartmadhërinë e Tij ndaj krijesave, për fjalën dhe bisedën e Tij - këtë sferë e quajtën Teuhid (monoteizëm i pastër), për shkak se mohimi i secilës nga këto llogaritet si mosbesim dhe refuzim i Allahut të Lartmadhëruar. Ndërsa, nga ana tjetër, Teuhidi (manifestimi i sinqertë i Njëshmërisë së Allahut) mbështetet pikërisht në besimin dhe në të vërtetuarit e atributeve, të përsosmërisë së Allahut, dhe në qëndrimin se Allahu është i pastër nga çdo teshbih dhe mangësi”.

Kështu mu’atilët (ata që mohojnë atributet e përsosura të Allahut) besimin e tyre e mbështetën pikërisht në mohimin e atributeve të Allahut dhe atë e kanë quajtur Teuhid, duke e konsideruar atë teshbih dhe antropomorfizëm. Të pavërtetën e quajtën të vërtetë duke u përmbajtur dhe duke ikur prej saj.

Sipas anës formale njerëzit janë sikurse monedha e farkuar ku gjenden figura dhe shenja të ndryshme, dhe shumica nuk i posedon masat kritike.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

“...Atë që e udhëzon Allahu, ai është udhëzuar me të vërtet, dhe atë që e humb, nuk do të gjesh ndonjë ndihmës për të që do ta udhëzonte”. (el-Kehf, 17)

I Lavdëruari nuk lavdërohet për atë që nuk e posedon dhe pohon vetëm kur mosposedimi i mangësive bëhet vërtetim i karakteristikave të përsosura të kundërta të tyre. Në të kundërtën, mosposedimi i plotë nuk meriton falënderim dhe lavdërim, dhe nuk do të pasqyrojë tërësinë. Kështu është rasti kur Ai e lavdëron Veten për shkak se nuk ka fëmijë, sepse ajo është reflektim i Përsosmërisë së Tij në sundim, sovranitet dhe në pushtet.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
“(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "Allahu ka fëmijë". Larg asaj është Allahu, Ai s'ka nevojë për fëmijë, e Tij është gjithçka që është në qiej dhe në tokë, dhe ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni). Po thoni për Allahun atë që nuk e dini?” (Junus, 68)

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Definicioni i Teuhidit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çështja madhështore e Teuhidit
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije
» Video - Dispozita për lënjen e Teuhidit - Rexhep Memishi (pjesa 2)
» Video - Dispozita për lënjen e Teuhidit - Rexhep Memishi (pjesa 3)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: