Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i sures Maun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Komentimi i sures Maun Empty
MesazhTitulli: Komentimi i sures Maun   Komentimi i sures Maun Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:19 am

Në dy suret e para, Suren Fil dhe Kurejsh, shpjegohet se fisi i kurejshitëve ishte bekuar me paqe dhe furnizim për shkak të Bejtullahut (Shtëpisë së Zotit). Që t\'i merrnin këto të mira ata duhej të adhuronin Zotin e shtëpisë së shenjtë me sinqeritet dhe duhet të përpiqeshin të përmbushnin objektivin, për të cilin ajo ishte ndërtuar dhe ata duhej të kujdeseshin pë të. Në dy suret vijuese, pra në suren Maun dhe Keuther, fillimisht përshkruhen karakteret e kryetarëve të kurejshitëve, të cilët në kohën e shpalljes së këtyre sureve ishin mbikëqyrës dhe ruajtës të Bejtullahut. Si rrjedhim pohohet se ata nuk ishin më të përshtatshëm për të qenë kujdestarët e Shtëpisë së lartësuar. Ata nuk kishin arritur ta përmbushin detyrën dhe meritonin të hiqeshin nga ai pozicion prestigjioz, që do t\'u dorëzohej atyre që e meritonin.





Në këtë sure përshkruhet karakteri i ulët i një lideri të kurejshitëve. Përshkrimi i tij përfshin një element të fortë habie, faktikisht urrejtjeje dhe neverie, për qëndrimin e tij ndaj jetimëve. Ky qëndrim pasqyron qartë mosbesimin e tij në Ditën e Gjykimit. Edhe pse personit në fjalë nuk i përmendet emri, është e qartë se është Ebu Lehebi. Në kohën e shpalljes së kësaj sureje ai kishte nën kontroll, të gjitha burimet financiare të Bejtullahut. Më pas vijon një përshkrim i karaktereve të njerëzve, të cilët edhe pse në dukje falen në Bejtullah, faljes së tyre u mungon përkushtimi. Një njeri i cili nuk është i sinqertë në marrëdhënien e tij me Krijuesin nuk mund të jetë dashamirës për të tjerët. Ai do të jetë gjithmonë koprrac dhe nuk do të mundë të japë hua as objekte për përdorim të përgjithshëm, për të mos folur për shpenzimin në rrugën e Allahut.





Duhet të mbajmë mend se Bejtullahi u ndërtua për dy arsye. Së pari për të qenë qendra e adhurimit të Zotit Një dhe së dyti, për të plotësuar nevojat fizike dhe emocionale të jetimëve dhe të varfërve. Që këto detyrime të plotësoheshin ishte detyrë e kujdestarëve. Por, përderisa individët, karakteret e të cilëve janë përshkruar nuk mund ta përmbushnin këtë detyrë, surja tjetër, sure Keuther vendos fatin e tyre njëherë e përgjithmonë.





Kuptimi i sures





Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?


2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.


3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.


4. Pra shkatërrim është për ata që falen,


5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.


6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).


7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).


Shpjegimi

1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?


Fjala erejete përdoret për të tërhequr vëmendjen e një njeriu ose të një grupi njerëzish. Fjala din këtu do të thotë "përgjegjësinë dhe llogarinë" ashtu si në meliki jeumu din (1:3) (Sunduesi i Ditës së Gjykimit).





Këtu nuk deklarohet se kush është personi, por konteksti tregon se simbolizohet Ebu Lehebi. Ai ishte shumë i pasur por koprrac dhe ishte përgjegjës i Rifadah ose i thesarit të Bejtullahit në kohën e shpalljes së kësaj sureje. Personaliteti i tij i lig dhe shkatërrimi i tij përshkruhen në një sure të plotë, në suren Mesed. Nga studimi i kësaj sureje bëhet e qartë se ai e konsideronte Rifadah si pasurinë e tij dhe merrte fonde nga ajo për qëllimet e tij personale dhe në këtë mënyrë u bë Karun i Mekës. Këtu qëllimi është nxjerrja në pah e pandjeshmërisë së tij dhe se asnjë e mirë nuk mund të pritet nga një njeri i tillë që largon jetimët, pavarësisht se është caktuar për të mbajtur pasurinë e tyre.





Mbiemri jukedhibu bi din (përgënjeshtrues i përgjegjësisë dhe llogarisë) nxjerr në pah unin e tij të brendshëm. Një njeri, i cili mohon Ditën e Gjykimit nuk mund të ketë ndonjë motivim për ta shpenzuar pasurinë e tij në rrugën e Allahut për ta kënaqur Atë, si dhe nuk mund të sigurojë mirëqenien e vëllezërve të tij. Një njeri i tillë mundet vetëm të harxhojë pasurinë e tij për vete, ose të shtiret sikur është i interesuar për të varfrit. Vetëm besimi i vërtetë në Ditën e Gjykimit mund ta bindë njeriun të shpenzojë për ata që kanë nevojë. Ky fakt është theksuar në Suren Lejl:





E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën. (92: 5-10)

2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.


Deun do të thotë "të shtysh", ashtu si përdoret në Suren Tur:





Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehenemit. (52:13)





Sipas Kuranit, jetimët duhet të trajtohen me kujdes dhe respekt. Ai i qorton ata që nuk tregojnë kujdes për ta:





Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun. (52:13)






Në një shoqëri islame, ashtu si ka thënë kalifi Ebu Bekër, të dobëtit janë njerëzit më të fortët dhe me ndikim të madh nëse u jepen të drejtat e tyre. Prandaj çdo anëtar i shoqërisë duhet t\'i respektojë njerëzit të cilën presin të marrin të drejtat e tyre. Çdo mysliman që e di ç\'është respekti duhet ta mbështesë kauzën e tyre dhe të përpiqet që ata të fitojnë të drejtat e tyre.





3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfrin.


Ky ajet rithekson me një kuptim negativ atë që është deklaruar më lart. Ai thotë se një person që keqtrajton jetimët është njeriu i fundit që do t\'i nxiste të tjerët t\'u vinte keq për ta. Nga ana psikologjike, çdo koprrac dëshiron ta fshehë koprracinë e tij duke dëshiruar që njerëzit e tjerë të ndjekin hapat e tij, në mënyrë që të mos e quajë njeri koprrac. Si rrjedhojë ai që shpenzon për të varfrit bëhet një objektiv i talljeve dhe përqeshjeve të tij, që kanë si qëllim shkurajimin e tij që të mos merret me këtë "aktivitet shkatërrues", ashtu si theksohet në Suren Humezeh.





Duhet të kujtojmë se këtu përshkruhet karakteri i personit që kontrollonte dhe drejtonte departamentin e ndihmës sociale për të varfrit në Bejtullah. Me fjalë të tjera nënkuptohet se kur një hajdut merr vendin e gjykatësit, nuk është e vështirë të parashikosh rezultatin.





4-5 Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.


Ajeti thekson mungesën e pastërtisë dhe përkushtimit në lutjen e dijetarëve fetarë të Bejtullahut. Për arsye se ata duhet të mbajnë qëndrimet e tyre fetare dhe sociale si kujdestarë të Bejtullahut, ata shfaqin përpara njerëzve një adhurim të rremë. Sigurisht një shfaqje e tillë nuk mund të rrënjosë tek ata shpirtin e vërtetë të adhurimit, që bëhet vetëm një çështje e mashtrimit në publik.





Duhet të kujtojmë se qëllimi kryesor për të cilin u ndërtua Bejtullahu ishte vendosja e faljes. Ibrahimi e vendosi djalin e tij afër saj në mënyrë që ai dhe fëmijët e tij ta shpallnin këtë institucion adhurimi. Për këtë qëllim, ai i ishte lutur të Plotfuqishmit t\'u jepte paqe dhe ushqim në atë tokë. Lutja që ai i bëri të Plotfuqishmit citohet në Kuran si vijon:





Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin. (14:37)





Për mënyrën si Ismaili e përmbushi këtë detyrim vetë Kurani dëshmon:





Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë. (19:55)





Edhe më vonë kur magjistarët dhe novatorët patën një ndikim të madh në këtë tokë, institucioni i lutjes dhe i zekatit vazhdoi, edhe pse u ndryshuan dhe u shfytyruan plotësisht. Fati i lutjes tregohet në Suren Enfalë si vijon:





Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuani dënimin për shkak se mohonit. (8:35)





Edhe pse me formë të ndryshuar, këto rituale vazhduan të ekzistonin. Në raste të veçanta edhe drejtuesit e kurejshitëve i përkrahnin këto praktika. Ky ajet i qorton njerëz të tillë pa vlerë si të pavetëdijshëm për thelbin e vërtetë të namazit duke i paralajmëruar ashpër ata.





6-7 Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).






Ky ajet paraqet përsëri shtirjen e tyre. Faktikisht ai pohon dy arsyet që fshihen pas mungesës së pastërtisë dhe përkushtimit në lutjet e tyre: shtirjen dhe koprracinë.





Pastërtia dhe sinqeriteti i nijetit janë thelbi i lutjeve, që do të thotë se ata duhet të përpiqen të kënaqin Allahun dhe të fitojnë shpërblimin dhe dashurinë e Tij. Nëse përpiqen për ndonjë motiv tjetër ata e humbasin qëllimin e tyre dhe bëhen të dëmshëm për kauzën e tyre. Lutja e kujdestarëve të Bejtullahut, ishte e pavlerë jo vetëm për shkak të besimeve të këqija, por edhe për shkak të qëllimeve të tyre të rreme. Është e qartë se kjo lutje është vetëm një veprim teatror. Ashtu si luajtja e rolit të një personazhi në një dramë nuk e bën aktorin një prej tyre, edhe ata që shtiren në lutjet e tyre nuk bëhen adhurues të vërtetë.





Gjithashtu koprracia e tyre është një provë e mjaftueshme për të treguar natyrën e sipërfaqshme të lutjes së tyre. Fryma reale pas lutjes është një ndjenjë mirënjohjeje ndaj të Plotfuqishmit. Ai që është mirënjohës ndaj Krijuesit të tij nuk mund të jetë koprrac apo dorështrënguar, por bujar dhe zemërgjerë. Ai shpenzon për ata që kanë nevojë, jo si nder për ta, por sepse ata kanë të drejtën e tyre tek pasuria e tij. Në fakt ai është i pushtuar nga ndjenja e mirënjohjes, saqë plotësimi i nevojave të të tjerëve edhe me shpenzimet e tij, është një burim i madh kënaqësie për të. Nga pikëpamja e filozofisë së fesë, namazi dhe shpenzimi në rrugën e Allahut kanë një lidhje të fortë: namazi është shfaqja e parë e mirënjohjes dhe kjo lutje e motivon njeriun të shpenzojë për ata që kanë nevojë. Mund të themi se gjithë ndërtesa e sheriatit bazohet mbi këto dy shtylla të besimit.





Jemneenel maun do të thotë sende të përdorimit të përbashkët. Huamarrja e gjërave të tilla nga fqinji është në përputhje me normat e marrëdhënieve shoqërore. Herë pas here lind një nevojë e tillë dhe është e natyrshme të kërkosh gjëra të tilla mes lidhjeve të ngushta. Huamarrja dhe huadhënia e sendeve është faktikisht një shenjë e një organizimi të shëndetshëm dhe social dhe rrit lidhjet e vëllazërisë dhe miqësisë mes njerëzve, një njeri i ndershëm duhet të jetë i lumtur që po ndihmon fqinjin nëse ai ka nevojë për një thikë, tenxhere, shtresa e mbulesa madje dhe një kuti shkrepësesh. Vetëm njerëzit zemërngushtë mund ta refuzojnë ndihmën në raste të tilla. Gjithashtu, sa herë që njerëz të tillë koprracë luten, ata duan të lënë mbresa tek të tjerët sepse nuk kanë ndonjë motivim të brendshëm për ta bërë këtë. Një lutje e tillë nuk ndikon në zemrat e tyre. Faktikisht ky veprim e rrit egërsinë e tyre.





Disa njerëz për shkak të fjalëve "Pra shkatërrim për ata që falen..." mendojnë se surja është shpallur në Medinë. Ata debatojnë se në Mekë nuk ekzistonin njerëz të tillë që shtireshin se ishte të drejtë. Arsyeja për këtë keqkuptim është se ata e konsiderojnë lutjen e përmendur këtu si ajo që detyrohet nga Islami, ndërsa ajo nënkupton lutjen për të cilën është urdhëruar Ismaili dhe të afërmit e tij nga i Plotfuqishmi së bashku me urdhrin për ndërtimin e Bejtullahut. Kjo lutje u pranua dhe u paraqit dhe më vonë edhe pse e humbi formën origjinale për shkak të risive, që me kalimin e viteve u forcuan në mendimin fetar të arabëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Komentimi i sures Maun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sure El-Kadr dhe Komentimi i saj ...
» Tefsiri i sures El Bekare - Ajetet 8 - 10
» Hafizi i vogël leximi i sures Jasine
» Recitimi i sures Llukman me titrim ne gjuhen shqipe nga Idris Abkar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: