Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 18 Dobitë e Namazit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 39
Location : kosova gjilan

18 Dobitë e Namazit Empty
MesazhTitulli: 18 Dobitë e Namazit   18 Dobitë e Namazit Icon_minitimeSun Aug 16, 2009 12:35 pm

18 Dobitë e Namazit 7950595418 Dobitë e Namazit
Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzijje

[Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit]

Në librin e tij të shkëlqyer, Zadul-Me'ad, në kapitullin ku përfshihet libri et-Tibb en-Nebeui, Shajkhul-Islam Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në diskutimin e tij rreth mjekimit dhe ushqimit, sipas rendit alfabetik:

- Namazi -

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Vërtet kjo është diçka shumë e vështirë (për njerëzit) përveç atyre që janë të nënshtruar dhe kanë frikë (nga Ndëshkimi i Tij).”
Dhe Ai ka thënë:
“O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Padyshim që Allahu është me durimtarët.”
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Urdhëroje edhe familjen tënde të falin namazin dhe bëj durim në përmbushjen e tyre. Ne nuk të kërkojmë ty furnizim; (por) Ne t’i sigurojmë ato dhe fundi më i mirë është për ata që kanë tekua (të cilët i zbatojnë urdhërat e Allahut duke shpresuar Xhenetin e Tij dhe qëndrojnë larg ndalesave të Allahut duke u frikësuar nga Dënimi i Tij).”
Në librat e Sunetit është transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nxitonte të falte namaz sa herë që e shqetësonte ndonjë çështje. Më herët u diskutua ideja e shërimit të pjesës më të madhe të sëmundjeve me anë të namazit përpara se të kërkojmë që t’i trajtojmë ato me diçka tjetër.

1- Namazi është shkak për furnizimin dhe rrizkun.
2- Namazi është diçka që e ruan shëndetin.
3- Namazi të mban larg nga gjërat e dëmshme
4- Namazi të largon sëmundjet.
5- Namazi të forcon zemrën.
6- Namazi të ndriçon pamjen e fytyrës.
7- Namazi i jep kënaqësi shpirtit.
8- Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë.
9- Namazi i bën gjymtyrët që të jenë aktivë.
10- Namazi të shton fuqinë fizike.
11- Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe mendjemprehtësi).
12- Namazi është ushqim për shpirtin
13- Namazi të ndriçon zemrën
14- Namazi ruan begatitë dhe mirësitë.
15- Namazi shmang fatkeqësitë dhe katastrofat.
16- Namazi sjell begati dhe mirësi.
17- Namazi e mban larg Shejtanin.
18- Namazi të afron tek Rrahmani (Allahu, i Gjithëmëshirëshmi).

Dhe të gjitha këto kanë një efekt mahnitës në shëndetin e trupit dhe zemrës, në forcimin e tyre dhe largimin e ndyrësirave të dëmshme për to. Nuk ka dy njerëz që janë goditur me ndofarë paaftësie, sëmundjeje, apo ndonjë fatkeqësi tjetër përveç se pjesa e atij që falet është më e vogël dhe përfundimi i tij do të jetë më i pastër.

Namazi gjithashtu ka një ndikim mahnitës tek të këqiat e kësaj dynjaje dhe në largimin e tyre, në mënyrë të veçantë kur namazi kryhet me përpikmëri dhe plotësisht, si nga ana brendshme ashtu dhe nga ana e jashtme. Asgjë nuk i largon të këqiat e kësaj dynjaje dhe nuk sjell begatitë e saj sikurse namazi.
Shkak për këtë është se namazi është lidhja që mban robi me Allahun subhanahu ue teala. Kështu, sipas fuqisë së lidhjes që mban robi me Zotin e tij subhanahu ue teala atij do t’i hapen dyert e mirësisë, do të pushojnë së rëni gjërat e këqia dhe shkaqet e tyre që e kanë goditur atë, do t’i jepet sukses nga Zoti i tij subhanahu ue teala bashkë me sigurinë, shëndetin, pasuritë e kësaj dynjaje, çlodhje, lumturi, kënaqësi dhe çdo gjë të gëzuar, të gjitha këto do t’i vijnë në mënyrën më të përshtatshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
18 Dobitë e Namazit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DUAJA DHE DOBITE E SAJ
» Dobite e vajit te Ullirit
» Dobite e Ajetul Kursise
» Dobite shendetesore ne Agjerim
» Dobitë e ajetul-kursisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: