Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa hadithe mbi haxhin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Disa hadithe mbi haxhin Empty
MesazhTitulli: Disa hadithe mbi haxhin   Disa hadithe mbi haxhin Icon_minitimeMon Oct 05, 2009 2:17 pm

Disa hadithe mbi haxhin

Disa hadithe mbi haxhin U4n8gcayj4tifca2oo5deca1. Ebu Herejre, r.a., thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të thotë: “Kush e kryen haxhin në emrin e Allahut, duke mos pasur kontakt intim me gruan, as që bën ndonjë mëkatë, do të kthehet (në shtëpi) sikur ditën kur e ka lindur nëna e tij.”

2. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Me të vërtetë Qabeja është shtylla e islamit, andaj kush e bën haxhin dhe umren, ai e përfiton sigurinë tek Allahu: nëse vdes – e shty në xhenet, e nëse e kthen tek familja e tij- e kthen me plackën dhe shpërblimin!”

3. Abdullah ibn Omeri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe ai i cili e kryen umren janë delegacioni i Allahut: nëse e thirrin, Ai ju përgjigjet, ndërsa, nëse kërkoj diç prej Tij, Ai ua plotëson.”


4. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Për haxhin e pranuar tek Allahu nuk ekziston shpërblim tjetër përveç Xhennetit. Të pranishmit pyetën: Cili është haxhi i pranuar, o i Dërguari i Allahut? U përgjigj: Në atë që haxhiu ua ka shpërndarë ushqimin nevojtarëve dhe të tjerëve u është kthyer me fjalë të buta dhe të bukura.”

5. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., është pyetur: “Cilat janë veprat më të vlefshme? I Dërguari i Allahut u përgjigj: Të besuarit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Përsëri u pyet: E tjetra cila është? U përgjigj: Lufta në rrugën e Allahut. Pas kësaj, përsëri u pyet: E tjetra? U përgjigj: Haxhi i kryer sipas rregullave dhe ai i cili është i pranuar tek Allahu.”

6. Abdulla b. Xherad, r.a., transmeton se i Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin, sepse ai i fshinë mëkatet, ashtu siç uji e pastron ndyrësirën!”

7. Abdullah b. Mes’ud, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin dhe umren, sepse ato ua largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç farkëtari në farkëtari i largon grimcat e xeheve të hekurit, arit dhe argjendit. Për haxhin e pranuar tek Allahu, xh.sh., nuk ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”

8. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Umreja deri tek umreja tjetër është kompensim për mëkatet e bëra midis tyre, ndërsa për haxhin e pranuar dhe të kryer sipas rregullave s’ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”

9. Burejde, r.a., transmeton nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, se ka thënë: “Të harxhuarit e pasurisë për në haxh është sikur atë ta harxhosh në luftë për në rrugë të Allahut: 700 herë shpërblehesh.

10. Abdullah b. Amr, r.a., thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të ketë thënë: “Kush e ben tavafin rreth Qabesë dhe i fal dy reqate namaz, e ka shpërblimin sikur ta ketë liruar një rob.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Disa hadithe mbi haxhin Empty
MesazhTitulli: Re: Disa hadithe mbi haxhin   Disa hadithe mbi haxhin Icon_minitimeMon Oct 05, 2009 2:24 pm

“Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura. Kurse për haxhxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit.” › 696. “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër më shumë nga zjarri, se në ditën e Arefatit.” › 948. “Kush e ka kurbanin e përgatitur për therje, e kur të del hëna e dhul-hixhxhes, të mos qethet, as mos t'i prejë thonjtë derisa nuk e kryen therjen (në ditën e Bajramit).”
selam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Disa hadithe mbi haxhin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA hadithe te shkuputera nja rijadus salihin
» Kryeni haxhin para se të mos mundeni!
» 10 Hadithe
» Hadithe mbi agjërimin
» Hadithe për agjerimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: