Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Thesari i vërtetë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
esma




Numri i postimeve : 4
Join date : 14/01/2010

Thesari i vërtetë Empty
MesazhTitulli: Thesari i vërtetë   Thesari i vërtetë Icon_minitimeMon Feb 22, 2010 6:25 am

Thesari i vërtetë



"Unë shkova që të vidhja tek ai, por rezultoi që ai rrëmbeu zemrën time".


Një hajdut u ngjit në murin e shtëpisë së Malik Bin Dinar dhe lehtësisht depërtoi brenda në dhomën e tij. Në momentin kur u gjend brenda shtëpisë, vjedhësi qe zhgënjyer duke mos gjetur asgjë për të vjedhur. Maliku ishte i zënë duke e kryer namazin. Duke kuptuar se nuk ishte vetëm, ai e shpejtoi faljen dhe u kthye për të parë fytyrën e hajdutit. Duke mos shfaqur kurfar stresi apo shqetësim, Maliku qetësisht e përshëndeti me selam dhe i tha, "Im vëlla, Allahu të faltë. Ti hyre në shtëpinë time dhe nuk gjete asgjë me vlerë për të vjedhur, andaj unë nuk do të të lejoj të largohesh nga këtu pa marr diq të vlefshme për të përfituar nga ajo."

Ai hyri në dhomën tjetër dhe u kthye prapa me një ibrik të mbushur me ujë. Shikoi drejt syve të hajdutit dhe tha, "Merr abdes dhe bej dy rekate namaz, dhe nëse e bën këtë, do të largohesh nga shtëpia ime me një thesar edhe më të vlefshëm nga ai për të cilin kishe patur për qëllim ta vidhje në shtëpinë time".

I përulur nga sjellja dhe fjalët e Malikut, hajduti tha, "Po, në të vërtetë është një ofertë fisnike".

Pasi morri abdes dhe pasi kreu dy rekate namaz, hajduti tha, "O Malik, a do të të pengoja nëse qëndroj edhe për pak kohë, ngase dua të qëndroj pak më gjatë që t'i kryej edhe dy rekate tjera namaz?"

Maliku tha, "Qëndro për aq gjatë sa Allahu ngrit për ty numrin e rekateve që ti kryesh tani. "

Hajduti kaloi tërë natën në shtëpinë e Malikut. Ai vazhdoi të bëj namaz deri në mengjes. Pastaj Maliku i tha, "Ik nga këtu dhe bëhu i mirë."

Por në vend që të largohet, hajduti tha, " A do të të pengojë nëse qëndroj me ty këtu sot, ngase kam bërë nijet për të agjëruar?"

"Qëndro për aq gjatë sa dëshiron," I tha Maliku.

Hajduti përfundoi së qëndruari për disa ditë, duke bërë namaz deri në orët e vona të netëve dhe duke agjëruar ditën. Dhe kur më në fund vendosi të largohet, hajduti tha, "O Malik, unë kam marr një vendim të qëndrueshëm që të pendohem për mëkatet e mia dhe për mënyrën e jetës sime të përparme."

Maliku tha, "Kjo është në Dorë të Allahut."

Njeriu përmirësoi mënyrën e jetës së tij dhe filloi të ndjek një jetë të drejtë dhe plotë dëgjueshmëri ndaj Allahut. Më vonë, ai takoi një hajdut tjetër I cili e pyeti, "A e gjete thesarin tënd?"

Ai iu përgjigj, "Im vëlla, atë cka gjeta ishte Malik Bin Dinar. Unë shkova që të vidhja tek ai, por rezultoi që ai rrëmbeu zemrën time. Në të vërtetë, unë jam penduar tek Allahu, dhe do të mbes tek dera (e Mëshirës dhe Faljes së Tij) derisa të arrij dëgjueshmëri të plotë ndaj tij, të një robi të dashur."

(Al-Mawaa'idh wal-Majaalis: 85)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thesari i vërtetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thesari i Diturisë - Ibn Kajim el Xhevzi (All llahu e mëshiroftë)
» Ngjarje e vertete
» Hadith i vërtetë
» Fjalë të mençura nga libri:”Thesari I Diturisë”Ibën Kajim El-Xhevzi
» TI JE FEJA E VERTETE - Adem Ramadani 2011 HD

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: