Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historitë e bukura në Kuran

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Historitë e bukura në Kuran Empty
MesazhTitulli: Historitë e bukura në Kuran   Historitë e bukura në Kuran Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 10:03 am

Historitë e bukura në Kuran Coran_ouvert22Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Allahu im! Kërkoj mbështetjen Tënde nga katër gjëra: prej diturisë që nuk sjell dobi; prej zemrës që nuk frikësohet; prej një nefsi që nuk ngopet dhe prej lutjes që nuk pranohet!

Qëllimi i Kuranit në përshkrimin e ngjarjeve të Pejgamberëve
Kurani i jep rëndësi të veçantë rrëfimit të ngjarjeve historike, duke përfshirë debatet dhe diskutimet e popujve të ndryshëm me Pejgamberët e Allahut të Lartësuar, përfshirë Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Allahu i Lartësuar thotë:

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ الْقَصَصِ بِمَا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ هَذَا الْقُرْآنَ وَإِنْ كُنتَ مِنْ قَبْلِهِ لَمِنْ الْغَافِلِينَ


“Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.”(Jusuf, 3)
Qëllimi i tregimeve më të mira mbi Pejgamberët e Allahut dhe tregimeve të tjera është se kjo fe është vetëm prej Allahut të Lartësuar, që nga Nuhu alejhis-selam e deri te Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).
Kurani, kur rrëfen tregimet e Pejgamberëve, e paraqet materialin historik dhe ndodhitë qartë dhe në një stil të lartë, e shtjellon bukur ngjarjen, e ilustron rrjedhshëm mendimin, e saktëson qëllimin dhe rizgjon ndërgjegjen, duke lënë gjurmë të thellë në ndjenjat e njeriut. Kurani nga fusha historike kalon në sferën fetare, duke përfshirë besimin, moralin, edukimin dhe këshillën.

Qëllimi është që besimtari të mësohet dhe të edukohet, të përgëzohet dhe të qortohet, të udhëzohet dhe të drejtohet.


وَكُلاًّ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ وَجَاءَكَ فِي هَذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ

“Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të Dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.”(Hud, 120)

Të nderuar lexues!
Thirrësi islam dhe çdo besimtar veprues përballet në jetë me pengesa të papritura, para tij mbyllen dyert, tentohet të prangoset e vërteta. Para tij ngrihet kështu një mal i madh me pengesa, një arsenal i sofistikuar për ta penguar thirrjen e vërtetë. Është e rëndësishme që çdo thirrës dhe besimtar i sinqertë të ketë njohuri mbi histori dhe ngjarje që ringjallin ndjenjat e sakrificës dhe të solidaritetit me personazhet e historive. Ata burra sakrifikuan edhe shpirtrat për ta ngritur fjalën e vërtetë dhe për ta ndihmuar fenë e Allahut.

Gjatë leximit të historive kuranore njeriu mëson, përfiton, analizon, mediton. Kështu gërshetohen ndjenjat e forcës dhe të vullnetit dhe përballë vështirësive dhe sfidave thirrësi është i qëndrueshëm, i pamposhtur, ndërsa energjia e imanit i jep edhe më tej kurajë për të vazhduar me të vërtetën në rrugën e drejtë.

Historitë më të bukura që kanë lënë gjurmë në shpirtra janë ato që gjenden në librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij.
Në vazhdim do të shkëpusim disa histori, tregime të mira nga lajmet e Pejgamberëve të Allahut të Lartësuar.

E lus Allahun që ta pastrojë qëllimin tim dhe të ma bëjë risk sinqeritetin në fjalë dhe vepra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Historitë e bukura në Kuran
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historitë e bukura në Kuran
» Shum te bukura
» Ja disa fotot te bukura
» Foto shum te bukura ISLAME
» Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: